LAGJJA “18 SHTATORI”; GJIROKASTËR: U ARRESTUA ROLAND SKËNDO | NDËRTOI PA LEJE EDHE PSE INSPEKTORIATI I MBROJTJES SË TERRITORIT PEZULLOI PUNIMET E NDËRTIMIT | ARREST NË SHTËPI PËR ARJAN DANIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 2 min read

Lagjja “18 Shtatori”, Gjirokastër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Roland Skëndo.
Prokuroria e Gjirokastrës kërkoi masë sigurimi vetjake “arrest në burg” për të.
Ai akuzohet për ndërtime të paligjshme te hotel “Relax”, i gjendur në lagjen “18 Shtatori”, në Gjirokastër, duke shkelur vendimin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, vendim me anë të të cilit pezulloheshin punimet e ndërtimit.
Hoteli tashmë u vendos nën sekuestro preventive.
Ai është nën hetim penal paraprak për shkleje penale të parashikuar si:
1- “Ndërtim i paligjshëm” për qëllime fitimi.
Njoftim | Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastrës caktoi masën ‘Arrest në burg’ për shtetasin R.S. i dyshuar për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ për qëllime fitimi parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal dhe masën ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasin Arjan Dani i dyshuar për veprën penale ‘Ekspertimi i rremë’ për qëllime fitimi parashikuar nga neni 309 p.2 i Kodit Penal.
Po kështu, në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.556 të datës 03.11.2023 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka vendosur sekuestro preventive mbi pasurine nr. 24-108-ND/1+1-2, zk. 8541, sip. 247 m2, e përshtatur si hotel, me vendndodhje në lagjen “18 Shtatori” Gjirokastër, në pronësi të shtetasit R.S, i cili pavarësisht vendimit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Gjirokastër për pezullimin e punimeve pa leje, ka vijuar me përfundimin e ndërtimit të hotelit, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments