KUVAJTI U BË OBJEKT SULMESH ME RAKETA DHE ME DRONË NGA IRANI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 1
- 1 min read
Kuvajt | “Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Kuvajtit njoftoi se mbrojtja ajrore aktualisht po përballet me sulme armiqësore me raketa dhe me dronë”.
Kështu raportoi enti mediatik katarez “Al-Jazeera”.
“Nëse dëgjohen shpërthime, ato janë rezultat i mbrojtjes ajrore që ka kapur predhat”, shtoi ushtria.
Të enjten, Kuvajti raportoi një sulm të ngjashëm, të cilin më vonë ia atribuoi Iranit, ku Garda Revolucionare tregoi se kishte synuar një bazë amerikane në hakmarrje për sulmet e reja amerikane në territorin e saj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments