KUVAJT | AEROPORTI NDËRKOMBËTAR U GODITET ME DRONË.


Qyteti i Kuvajtit, Kuvajt | Ministria e Mbrojtjes tha se dronët sulmuan rezervuarët e karburantit në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit mbrëmë.
“Forcat e Armatosura të Kuvajtit iu përgjigjën një vale dronësh armiqësorë që depërtuan në hapësirën ajrore të vendit.
Rezervuarët e karburantit në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit u sulmuan nga dronë”.
Kështu shkroi një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në rrjetin social virtual Iks (X) - duke e denoncuar sulmin si shënjestër të infrastrukturës kritike.
Disa minuta më vonë, ushtria njoftoi në të njëjtën platformë të mediave sociale virtuale se po merrej me sulme me raketa dhe dronë, pa specifikuar numrin e tyre.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments