top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBA PO PËRJETON KRIZËN E SAJ MË TË KEQE QË KUR FIDEL KASTRO MORI PUSHTETIN 66 VJET MË PARË DUKE TEJKALUAR EDHE ATË TË FILLIMIT TË VITEVE 1990 KUR SHPËRBËRJA E BASHKIMIT SOVJETIK E LA PA MBËSHTETJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 29, 2024
  • 2 min read
ree

Havanë, Kubë | Kuba po përjeton krizën e saj më të keqe që nga viti 1959, sipas gazetës amerikane “The New York Times” e cila, botoi një raport të gjerë mbi kushtet e jetesës së popullsisë së ishullit të Karaibeve.

 

Në shumë mënyra, Kuba po përjeton krizën e saj më të keqe që kur Fidel Kastro mori pushtetin 66 vjet më parë, duke tejkaluar edhe atë të fillimit të viteve 1990, kur shpërbërja e Bashkimit Sovjetik e la ishullin pa litarin kryesor të shpëtimit”, tha gazeta amerikane duke kujtuar se të dhënat zyrtare tregojnë se popullsia është ulur me të paktën një milion njerëz, 10% e totalit, që nga fillimi i pandemisë Covid-19, në vitin 2021.

 

Më shumë se 675000 nga këta kubanë janë shpërngulur në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në artikull, i cili, shpjegon se si shumica e kubanezëve i kalojnë ditët e tyre duke parë miqtë, familjen dhe fqinjët e tyre, të ngopur me të gjitha vështirësitë.

 

Gazeta “New York Times” i referohet kolapsit të turizmit dhe mbylljes së shumë prej mijëra bizneseve private, por edhe rrugëve plot plehra dhe ndjenjës së mjerimit duke nënvizuar se si 10 vjet pas hapjes së ish-presidentit të SHBA-ës Barack Obama shumë kubanë shprehin shqetësimin e tyre me pak fjalë: “në vitin 2015 kishte shpresë, tani ka dëshpërim”.

 

Së fundmi, gazeta amerikane nxjerr në pah se si sot shtatë nga 10 kubanë kanë pushuar së ngrëni mëngjes, drekë apo darkë, për shkak të mungesës së parave apo ushqimit, ndërsa vetëm 15% kanë arritur të hanë tre vakte në ditë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page