KRYQËZIMI I RRILES; LEZHË | PRENG NDREKA U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; VDIQ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read

Kryqëzimi i Rriles, Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor “Lezhë–Milot”, në afërsi të kryqëzimit të Rriles.
Si pasojë, mbeti i vdekur:
1- Z. Preng Ndreka, me moshë 66 vjeç, banues në Shënkoll.
Njoftim | Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë–Milot, në afërsi të kryqëzimit të Rriles.
Një automjet tip “Benz” me targa të Kosovës ka përplasur një biçikletë, me të cilën po udhëtonte një 66-vjeçar.
Si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi P. N., 66 vjeç, banues në Shënkoll.
I dëmtuari është transportuar fillimisht në spitalin rajonal për ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë bërë të mundur shoqërimin e drejtuesit të automjetit.
Grupi hetimor ka nisur punën në terren për të zbardhur dinamikën e plotë dhe shkaqet e këtij aksidenti, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments