top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRJA DANEZE FREDERIKSEN KËRKON MBËSHTETJE NGA PARTNERËT EUROPIANË PËRBALLË PLANEVE TË PRESIDENTIT TRAMP | 3 ANIJE TË REJA DHE DRONË DO TË VENDOSEN NË RAJONIN E ARKTIKUT; RRETH 2 MILIARDË €.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 29
  • 4 min read
ree

Kopenhagen, Mbretëria e Danimarkës | Danimarka po kërkon mbështetje në Evropë dhe me NATO-n për të shmangur çdo zhvillim të mundshëm të padëshiruar në Grenlandë.

 

Ky është edhe kuptimi i turneut diplomatik të bërë sot nga kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, e cila, ndodhej në Berlin, Paris dhe Bruksel për të mbrojtur kauzën e Kopenhagës dhe në të njëjtën kohë për t'i dërguar një mesazh Uashingtonit.

 

Fjalët e presidentit të SHBA-së, Danlld Tramp (Donald Trump) për nevojen për të marrë kontrollin e Grenlandës, në fakt kanë krijuar një situatë të thellë shqetësimi për autoritetet daneze, të shqetësuara për çdo këmbëngulje nga Shtëpia e Bardhë për këtë çështje.

 

Tashmë gjatë mandatit të tij të parë, presidenti Tramp kishte folur hapur për blerjen e Grenlandës, duke u përpjekur të fillonte një negociatë me Danimarkën, e cila, u refuzua menjëherë nga Kopenhaga.

 

Megjithatë, rinisja e çështjes nga presidenti amerikan ka detyruar Frederiksen dhe qeverinë e tij të veprojnë me më shumë zell, duke përjashtuar edhe një herë mundësinë e dhënies së territorit të tyre në Arktik vendeve të tjera.

 

Në të njëjtën kohë, Danimarka ka rritur alokimet e saj financiare për të garantuar sigurinë e Grenlandës, me njoftimin mbrëmë për blerjen e tre anijeve të reja dhe dronëve me rreze të gjatë që do të vendosen në rajonin e Arktikut, për rreth dy miliardë euro.

 

Kopenhaga gjithashtu kërkon t'u tregojë Shteteve të Bashkuara dhe presidentit Tramp se Evropa mund të qëndrojë së bashku dhe të flasë me një zë.

 

Duke folur në Paris pas takimit me presidentin francez Emanuel Makron, kryeministrja Frederiksen theksoi se nuk ka asnjë vend mjaft të madh për të përballuar të gjitha sfidat e botës në një epokë paqëndrueshmërie të thellë.

 

Ne jemi rritur në një Evropë shumë paqësore dhe në një Danimarkë të pasur dhe që funksionon mirë - vuri në dukje kryeministrja daneze - sipas së cilës, tash gjendemi në një situatë tjetër, ku kërcënimet janë shtuar, tensionet dhe çrregullimet në shumë rajone”.

 

Kjo është arsyeja pse aleancat dhe miqësitë tona dhe bashkëpunimi ynë politik, përfshirë transatlantik, janë vendimtare”, nënvizoi ajo.

 

Me Makronin dhe kancelarin gjerman Olaf Sholc (Scholz) ne folëm për shumë gjëra të ndryshme, padyshim që folëm edhe për Mbretërinë e Danimarkës”, tha kryeministrja Frederiksen.

 

Për Danimarkën është absolutisht thelbësore që përballë kërcënimit të mundshëm ndaj Grenlandës ne të mbetemi të bashkuar në Evropë, gjithashtu në lidhje me luftën në Ukrainë dhe sabotimin e infrastrukturës në Detin Baltik”, shtoi Frederiksen.

 

Për kryeministren daneze, duhet të ketë respekt për territorin dhe sovranitetin e shteteve.

 

Kjo është një pjesë absolutisht thelbësore në bashkësinë globale ndërkombëtare që kemi ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore”, tha ajo.

 

Menjëherë në Bruksel për takimin me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kryeministrja Frederiksen theksoi se aktualisht nuk ka asnjë kërcënim ushtarak ndaj Grenlandës apo Danimarkës.

 

Në çdo rast, vetëm bashkëpunimi më i ngushtë në nivel evropian mund të lejojë Danimarkën dhe vendet e tjera të BE-së të adresojnë situatën aktuale gjeopolitike”, tha ajo.

 

Autoritetet e Kopenhagës vazhdojnë ta shohin SHBA-në si aleatin e tyre më të ngushtë”, tha Frederiksen.

 

Bashkëpunimi transatlantik është absolutisht thelbësor për sigurinë, dhe sigurinë e të gjithëve ne, dhe unë do të bëj gjithçka për të mbështetur aleancën që i ka dhënë jo vetëm Danimarkës, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, por gjithë botës paqen dhe stabilitetin që nga Lufta e Dytë Botërore”. shpjegoi ajo.

 

Në çdo rast, NATO-ja dhe vendet nordike synojnë të bëjnë pjesën e tyre për të siguruar stabilitetin e rajonit të Arktikut - siç përsëriti kryeministrja Frederiksen - e cila shprehu shqetësimin për aktivitetet në rritje të Rusisë dhe Kinës”.

 

Lidhur me angazhimin e Danimarkës, kryeministrja donte të kujtonte rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes të mbështetur nga qeveria e saj.

 

Ne ende nuk e dimë saktësisht se ku do të arrijmë me përqindjen e PBB-së që ndahet për mbrojtjen, por jemi më afër pesë për qindëshit (5%) se dy përqindëshit (2%)”, tha ajo.

 

Një seri mesazhesh për presidentin Tramp, pra, pasi Kopenhaga thotë se është e interesuar për dialog me Uashingtonin, por në të njëjtën kohë propozon të kontribuojë më shumë për sigurinë e Arktikut.

 

Në këtë kuadër, duhet theksuar edhe propozimi i formuluar sot nga ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, i cili, hapi idenë e dërgimit të trupave evropiane në Arktik për të garantuar sigurinë e Grenlandës.

 

Ministri Barrot e përkufizoi këtë skenar si një mundësi e cila megjithatë për momentin nuk është pjesë e planeve të ekzekutivit danez.

 

Nëse Danimarka bën thirrje për ndihmë, Franca do të jetë atje”, tha ministri.

 

Kufijtë evropianë janë sovranë, qofshin ata në veri, jug, lindje apo perëndim”, tha mbajtësi i diplomacisë franceze, duke nënvizuar se “askush nuk mund të lejojë të ndërhyjë në kufijtë tanë”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page