top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI KEËR STARMËR (KEIR STARMER) I THA PRESIDENTIT VOLODIMIR ZELENSKI: UKRAINA KA MBËSHTETJEN E PLOTË TË MBRETËRISË SË BASHKUAR; DO TË QËNDROJMË ME JU DHE ME UKRAINËN AQ SA TA LYPË NEVOJA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 2, 2025
  • 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Pak para fillimit të takimit dypalësh me presidentin Volodimir Zelenski, kryeministri britanik Keër Starmër (Keir Starmer) i tha udhëheqësit ukrainas se Kievi ka mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar dhe ne do të qëndrojmë me ju dhe Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

 

Kryeministri britanik shtoi se Londra ka një vendosmëri absolute dhe të palëkundur për të arritur atë që ne të dy duam, që është një paqe e qëndrueshme për Ukrainën bazuar në sovranitetin dhe sigurinë.

 

Presidenti Zelenski falënderoi kryeministrin Starmër (Starmer) për mbështetjen e tij.

 

Me të mbërritur në Dauning Strit (Downing Street) kryeministri Starmër (Starmer) qëllimisht eci drejt presidentit Zelenski dhe e përqafoi atë, një gjest i interpretuar nga media si një mesazh për ShBA-ës.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page