KRYEMINISTRI INDIAN NARENDRA MODI PËRUROI NË KASHMIR URËN HEKURUDHORE MË TË LARTË NË BOTË MBI LUMIN ÇENAB (CHENAB) | NDODHET 359 METRA MBI SHTRATIN E LUMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 8
- 1 min read

Dehli i Ri, Indi | Kryeministri indian Narendra Modi vizitoi sot Udhampurin në Territorin Union të Jammu-së dhe Kashmirit për të përuruar një urë hekurudhore mbi lumin Çenab (Chenab).
“Duke qëndruar 359 metra mbi shtratin e lumit, ajo është ura hekurudhore me hark më e lartë në botë”, tha qeveria.
Ministrja e Hekurudhave Ashuini Vaishnau (Ashwini Vaishnaw) dhe kryeministri i Jammu-së dhe Kashmirit Omar Abdullah morën pjesë gjithashtu në ceremoninë e përurimit.
Kryeministri Modi mori pjesë gjithashtu në nisjen e dy trenave midis Katrës dhe Srinagarit, duke përfunduar linjën hekurudhore Udhampur-Srinagar-Baramulla (USBRL).
Projekti hekurudhor synon të lidhë Luginën e Kashmirit me Jammu-në dhe pjesën tjetër të Indisë në të gjitha stinët.
Sot është vizita e parë e kryeministrit në Kashmir pas operacionit ushtarak të koduar “Sindur”, të nisur kundër objektivave në Pakistan pas sulmit Pahalgam më 22 prill 2025.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments