KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: IRANI KA DËSHMUAR SE ËSHTË NJË RREZIK PËR BOTËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | “Nëse doni prova se Irani po rrezikon të gjithë botën, 48 orët e fundit i kanë siguruar ato”.
Kështu tha Kryeministri Benjamin Netanjahu gjatë vizitës së tij në Arad, në një nga qytetet e goditura mbrëmë nga një sulm që la 175 veta të plagosur.
“Ata lëshuan një raketë balistike ndërkontinentale kundër Diego Garsias (Garcia).
Ajo ka një rreze veprimi prej 4000 kilometrash. Gjithmonë e kam thënë këtë.
Tani ata kanë kapacitetin për të arritur thellë në Evropë.
Dhe përsëri, çfarë provash të tjera ju nevojiten për t'ju bindur se ky regjim, i cili, kërcënon të gjithë botën, duhet të ndalet”, pyeti Kryeministri Netanjahu.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments