KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: BASHKIMI EVROPIAN PO TREGON DËSHTIMIN E TIJ MORAL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | “Ndërsa Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara po bëjnë punën e ndyrë të Evropës duke luftuar për qytetërimin kundër të çmendurve xhihadistë në Iran dhe gjetkë, Bashkimi Evropian ka ekspozuar falimentimin e tij moral duke i barazuar në mënyrë të rreme qytetarët izraelitë me terroristët e Hamasit”.
Kështu tha Kryeministri Benjamin Netanjahu, sipas një deklarate nga zyra e tij, pas miratimit nga Bashkimi Evropian të sanksioneve kundër kolonëve të dhunshëm në Bregun Perëndimor dhe kundër Hamasit.
“Sanksionimi i hebrenjve për shkak se jetojnë në Jude dhe Samari është i papranueshëm”, vazhdoi ai, duke iu referuar Bregut Perëndimor me emrin e tij hebraik.
“Përpjekjet e Bashkimit Evropian për të sanksionuar civilët izraelitë janë një shenjë e mëtejshme dobësie dhe nuk do të kenë sukses”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments