top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU ANULOI UDHËTIMIN NË SHARM EL-SHEIKH PËR SHKAK TË FESTËS SIMÇAT (SIMCHAT) TORAH, E CILA, FILLON SONTE NË MBRËMJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 2 min read
ree

Jeruzalem, Izarel | Kryeministri Benjamin Netanjahu tha se nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në samitin e Sharm el-Sheikh për shkak të fillimit të festës Simçat (Simchat) Torah, e cila, fillon sonte në mbrëmje.


Zyra e Kryeministrit raportoi këtë.

 

Masakra e 7 tetorit 2023 ndodhi gjatë festës Simçat (Simchat) Torah.


Ndërkohë, në Qendrën Ndërkombëtare të Kongreseve në Sharm el-Sheikh po bëhen përgatitjet e fundit, ku do të zhvillohet samiti i paqes, i kryesuar nga Presidentët Abdel Fattah al-Sisi dhe Danlld Tramp (Donald Trump), këtë pasdite, përfshirë festimin e marrëveshjes së Gazës.


Masa të gjera sigurie janë marrë për samitin, në të cilin, do të marrin pjesë udhëheqës nga mbi njëzet vende.


Disa orë para fillimit, zyrtarët po përgatisin flamujt për ceremoninë, dhe qendra e shtypit është e mbushur me njerëz, ku një qark i shkurtër elektrik këtë mëngjes shkaktoi një incident të vogël që u zgjidh shpejt nga sigurimi.


232 gazetarë dhe korrespondentë nga media të huaja janë të akredituar”, siç shpjegoi në një deklaratë z. Diaa Rashuan (Rashwan), president i Shërbimit Shtetëror të Informacionit të Egjiptit.


14 media amerikane, 32 evropiane, 22 aziatike dhe 17 arabe do të jenë të pranishme.


Z. Rashuan (Rashwan) siç raporton enti mediatik “Egypt Today”, theksoi aftësinë e Egjiptit për të adresuar të gjitha aspektet logjistike dhe organizative të organizimit të një samiti botëror të kësaj madhësie brenda një afati të shkurtër kohor dhe në nivelin më të lartë.


Spitali Shiba në Tel Hashomer po përgatitet për mundësinë që Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) të vizitojë qendrën mjekësore për t'u takuar me të mbijetuarit e pengjeve të liruara sot, raporton enti mediatik “Ynet”.


Nëse Presidenti Tramp (Trump) do të vizitonte spitalin, kjo mund të vononte ndjeshëm angazhimet e tij, përfshirë samitin e udhëheqësve në Sharm el-Sheikh.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page