KRYEMINISTRI AUSTRALIAN E CILËSOI ILLËN MASKUN SI MILIARDIER ARROGANT: LEJON NË X VIDEON E SULMIT NDAJ PRIFTIT NGA NJË I MITUR MYSLIMAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 23, 2024
- 2 min read
Updated: Aug 9, 2025

Sidnei, Australi | Arsyeja e mosmarrëveshjes, ashtu si në Brazil, është një urdhër nga gjyqësori australian, i cili urdhëroi rrjetin social virtual Iks (X) të fshijë të gjithë përmbajtjen e përdoruesve në lidhje me sulmin e fundit të pësuar nga një peshkop i Kishës së Krishterë Asiriane Lindore nga një i mitur mysliman në Sidnei (Sydney).
Dje gjykata federale australiane pranoi kërkesën e Komisionerit për Sigurinë e Internetit, duke lëshuar një urdhër që urdhëronte mediat sociale të fshijnë në mbarë botën të gjithë përmbajtjen që rilançon imazhet e sulmit, të filmuara në transmetim dhe të qarkulluara gjerësisht ditët e fundit.
Ekziston edhe një video e dytë në pamjet e autoriteteve australiane, ku sulmuesi 16-vjeçar i peshkopit, i palëvizur dhe i rrahur nga besimtarët, pretendon se ka goditur me thikë prelatin sepse ky i fundit dyshohet se ka fyer Islamin.
Miliardieri Mask (Musk) tashmë kishte kundërshtuar personalisht përpjekjet e autoriteteve australiane për të censuruar përmbajtjen në lidhje me sulmin, të cilin, vetë autoritetet e Kanberrës e përkufizuan si me natyrë terroriste.
Në përgjigje të urdhrit, pronari i X njoftoi se faqja e mediave sociale tashmë ka bërë një apel.
“Shqetësimi ynë është se nëse ndonjë vendi lejohet të censurojë përmbajtje nga të gjitha vendet - gjë që është pikërisht ajo që kërkon komisioneri australian për sigurinë e internetit, atëherë nuk ka asgjë që të ndalojë ndonjë vend të kontrollojë të gjithë internetin”, shkroi z. Mask (Musk).
Kryeministri australian u përgjigj ashpër gjatë një interviste për televizionin kombëtar “ABC”.
“Do të bëjmë ç'është e nevojshme për t'u marrë me këtë miliarder arrogant që e konsideron veten mbi ligjin dhe gjithashtu mbi mirësjelljen e përbashkët”, tha kryeministri australian Ellbëniz (Albanese), sipas të cilit, censura e përmbajtjes në lidhje me sulmin është në interes të australianëve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)















































