top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRETË: U ARRESTUA VIKTOR PASHK DAÇI | ISHTE SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR NGA INTERPOL TIRANA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 26, 2024
  • 2 min read
ree

Iraklion, Kretë, Greqi | Strukturat e policisë greke arrestuan z. Viktor Pashk Daçi, me moshë 45 vjeç, me origjinë nga fshati Baz, i Matit.

 

Ai ishte shpallur në kërkim policor nga Interpol Tirana.

 

Ai u ndalua ndërkohë që ishte duke drejtuar automjetin me targa YTK-8700, në pronësi të “Sk Tourist Services”.

 

Ai ishte i papajisur me leje drejtimi (patentë), por i ka treguar punonjësit të policisë greke një kartë homogjeni greke, të lëshuar nga policia e Athinës, më datën 20.05.2021 në emrin z. Ermal Lazaj, me moshë 44 vjeç, e cila, për punonjësin e policisë greke u duk e dyshimtë.

 

Pasi u verifikua karta e homogjenit rezultoi të ishte e fallsifikuar.

 

Gjatë intervistimit policor z. Daçi pranoi se karta ishte false dhe ka deklaruar gjeneralitetet e tij të vërteta.

 

Pasi u kryen veprimet policore të parashikuara nga protokollet përkatëse u kuptua se z. Daçi ishte shpallur në kërkim policor nga Drejtoria e Policisë e Qarkut Dibër për akuzën e “vrasjes me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” qysh prej datës 01 qershor 2015, lidhur me ngjarjen kriminale të ndodhur në datën 25 datën 2014.

 

Policia greke ka filluar procedurat e parashkiuara nga legjislacioni në fuqi me qëllim ekstradimin e z. Daçi drejt autoriteteve penale të Republikës së Shqipërisë.

 

Gjithashtu, ndaj tij, është hapur edhe një procedim penal për:

1- Falsifikimin e kartës së homogjenit.

2- Shkelje të ligjit mbi emigrantët.

3- Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page