KOREJA E VERIUT TESTOI NJË SISTEM ARMËSH (SIPAS SAJ TË PËRPARUARA).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 hours ago
- 1 min read

Seul, Kore e Veriut | Koreja e Veriut tha se testoi me sukses të mërkurën një sistem të ri armësh të teknologjisë së fundit që përfshin predha hipersonike, si pjesë e një programi mbrojtës për të rritur frenimin strategjik kundër armiqve.
“Dy predha hipersonike u lëshuan nga një rajon pranë kryeqytetit, Phenianit, dhe goditën një objektiv në brendësi të vendit në verilindje të vendit”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve “Kcna”, por, nuk përmendi nëse diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un ishte i pranishëm gjatë testit.
Koreja e Veriut ka zhvilluar raketa hipersonike që janë të dizajnuara për të manovruar dhe për t'iu shmangur mbrojtjes raketore të një objektivi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments