KOMISIONERI I BASHKIMIT EVROPIAN PËR MBROJTJEN DHE HAPËSIRËN ANDRIUS KUBILIUS: DO TË INVESTOHEN 6.8 TRILIONË € DERI NË VITIN 2035.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 16
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Në përgjithësi, ne evropianët do të investojmë afërsisht 6.8 trilionë euro në mbrojtje deri në vitin 2035.
50% e të cilave, do të jenë për mbrojtje aktuale; një shpërthim i madh në financimin e mbrojtjes”.
Komisioneri i BE-së, Andrius Kubilius, e bëri këtë deklaratë për një grup mediash ndërkombëtare, gjatë prezantimit të planit të mbrojtjes së Bashkimit Evropian.
“Plani do të kërkojë të gjitha burimet e financimit në dispozicion në nivel kombëtar dhe të Bashkimit Evropian - shpjegoi ai - duke specifikuar se shpenzimet do të bazohen kryesisht në buxhetet kombëtare, të cilat, do të ndajnë burime 100 herë më të mëdha se ato të BE-së, për të përmbushur objektivat e aftësive të NATO-s”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments