KOMANDA QENDRORE E SHBA-ës: SHKATËRRUAM QENDRAT E KOMANDËS SË GARDËS REVOLUCIONARE TË IRANIT.

Mar 3
1 min read

Uashington, Amerikë | Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se shkatërruan postet komanduese të Gardës Revolucionare Iraniane, si dhe mbrojtjen ajrore iraniane dhe vendet e lëshimit të raketave, gjatë luftës në Lindjen e Mesme që shpërtheu gjatë fundjavës.
“Forcat amerikane shkatërruan objektet e komandës dhe kontrollit të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, kapacitetet e mbrojtjes ajrore iraniane, vendet e lëshimit të raketave dhe dronëve, si dhe aeroportet ushtarake gjatë operacioneve të zgjatura”.
Kështu shkroi Komanda Qendrore e ShBA-ës në një postim në rrjetin social virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments