KOLONËT IZRAELITË I VUNË ZJARRIN NJË XHAMIE NË BREGUN PERËNDIMOR | DOGJËN KOPJE TË KURANIT DHE KËRCËNUAN SHEFIN E FORCËS MBROJTËSE TË IZRAELIT (IDF) AVI BLOT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 13
- 1 min read

Gazë | Kolonët izraelitë i vunë zjarrin një xhamie gjatë natës në fshatin palestinez Kifl Hares, pranë Arielit në Bregun Perëndimor, duke lënë grafite në mure që kërcënonin kreun e Komandës Qendrore të Forcës Mbrojtëse të Izraelit (IDF), Avi Blot.
Mediat izraelite e raportuan këtë lajm.
Pamjet tregojnë dëme të rënda në ndërtesë dhe kopje të djegura të Kuranit.
Incidenti është pjesë e një vale dhune në javët e fundit që ka parë sulme në rritje ndaj palestinezëve dhe djegie të automjeteve dhe fshatrave si Beit Lid dhe Deir Sharaf.
Sipas mediave izraelite, ushtria dhe policia kanë hapur një hetim që përfshin Shin Bet-in.
“Brenda administratës Tramp (Trump), ekziston njëfarë shqetësimi se ngjarjet në Bregun Perëndimor mund të kenë pasoja që mund të rrezikojnë atë që po bëjmë në Gazë”.
Kështu tha Sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio në margjinat e samitit të G7-ës në Kanada, i cili, u raportua nga mediat izraelite, në lidhje me përshkallëzimin e sulmeve nga kolonët izraelitë kundër popullit dhe pronës palestineze në Bregun Perëndimor.
Sekretari Rubio shtoi, megjithatë, se nuk pret që kjo të ndodhë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments