top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT PËRJASHTOI PËRFUNDIMISHT NGA SISTEMI I DREJTËSISË PENALE PROKURORIN E TIRANËS PETRIT HYSA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 20
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) la në fuqi shkarkimin nga funksioni të prokurorit të Tiranës Petrit Hysa.


Vendimi u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), i përbërë nga:

1- Z. Sokol Çomo (kryesues).

2- Znj. Rezarta Schuetz (relatore).

3- Znj. Albana Shtylla.

4- Znj. Ina Rama.

5- Znj. Mimoza Tasi (të treja anëtare).


Njoftim | Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1- Lënien në fuqi të vendimit nr. 664, datë 24.05.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Petrit Hysa.


Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm, thuhet në njoftimin zyrtar.


Karriera | Z. Hysa ka punuar fillimisht si hetues në Dibër dhe në Mat në vitet 1986-1991.


Ai është rikthyer në sistemin e Drejtësisë Penale në vitin 1997 si prokuror në Prokurorinë e Pogradecit.


Në vitin 1999 u transferua në Prokurorinë e Tiranës (zv/drejtues).


Prej asaj kohe dhe deri në shkarkimin nga detyra më 24 maj 2023 ushtroi funksionin e prokurorit në Tiranë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page