top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KINË | U REALIZUA TRANSPLANTI I PARË I MUSHKËRIVE NGA DERRI I MODIFIKUAR GJENETIKISHT TE NJERIU; FUNKSIONUAN PËR 9 DITË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 25
  • 2 min read
ree

Pekin, Kinë | Për herë të parë, një mushkëri derri e transplantuar te një person i shpallur i vdekur në mënyrë të pakthyeshme në tru mbeti e qëndrueshme dhe funksionale për një periudhë prej 9 ditësh.


Të botuara në “Nature Medicine”, këto gjetje mund të përfaqësojnë rastin e parë të dokumentuar të transplantimit të mushkërive nga derri te njeriu dhe të kenë zbatime të mundshme klinike në të ardhmen, shpjegon autori i studimit Shianxhing (Jianxing) He, i Spitalit të Parë të Filialuar të Universitetit Mjekësor të Guangzhou-t, në Kinë.


Ksenotransplantimi, i cili, përfshin transplantimin e organeve nga një specie në tjetrën, përfaqëson një zgjidhje të mundshme për mungesën e organeve njerëzore për transplantim.


Studimet e mëparshme kanë demonstruar mundësinë e transplantimit të veshkave, zemrave dhe mëlçisë nga derrat e modifikuar gjenetikisht tek njerëzit.


Megjithatë, transplantimi i mushkërive është më sfidues se ai i organeve të tjera të ngurta për shkak të kompleksitetit të tyre anatomik dhe fiziologjik.


Ekipi i tij transplantoi mushkërinë e majtë të një derri të modifikuar gjenetikisht tek një burrë 39-vjeçar, i cili, ishte shpallur i vdekur në tru pas katër vlerësimeve klinike, dhe organet e të cilit po mbaheshin gjallë nga makinat.


Burri vdiq nga një hemorragji cerebrale.


Ekspertët monitoruan funksionin e mushkërive dhe përgjigjen e sistemit imunitar të njeriut.


Derri nga i cili u mor mushkëria ishte modifikuar gjenetikisht për të parandaluar refuzimin pas transplantimit.


Shkencëtarët zbuluan se mushkëria nuk u refuzua menjëherë nga sistemi imunitar dhe ruajti qëndrueshmërinë dhe funksionin për nëntë ditë.


Megjithatë, ata vunë re shenja të dëmtimit të mushkërive 24 orë pas transplantimit dhe shenja të refuzimit të mushkërive të ndërmjetësuara nga antitrupat në ditën e tretë dhe të gjashtë pas transplantimit; eksperimenti u ndal në ditën e nëntë.


Gjetjet përfaqësojnë një hap të parë drejt transplantimit të mushkërive nga derri tek njeriu.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page