KINË: 419367 TË EVAKUUAR NË HAINAN PËR SHKAK TË SUPER TAJFUNIT JAGI (YAGI) | NJË NGA TURBULENCAT MË TË RËNDA QË KA GODITUR AZINË NË VITIN 2024.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 6, 2024
- 1 min read
Pekin, Kinë | Autoritetet kineze kanë evakuuar mbi 400000 njerëz në ishullin jugor Hainan për shkak të mbërritjes së super tajfunit Jagi (Yagi).
Agjencia shtetërore Shinhua (Xinhua) e raportoi këtë kur qeveria e Pekinit dërgoi task-forcën e koordinimit emergjent në jug të vendit.
I paraqitur si një nga turbulencat më të rënda të motit që goditi Azinë këtë vit, tajfuni Jagi (Yagi) detyroi evakuimin e 419367 banorëve në orën 11.30 me orën lokale (5.30 në Shqipëri, red.).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments