KANCELARI FEDERAL FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): AKTI I PABESISË SË RËNDË I KRYEMINISTRIT VIKTOR ORBAN PËR BLLOKIMIN E KREDISË 90 MILIARDË € PËR UKRAINËN DO TË KETË PASOJA TË MËDHA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 21
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Akti i pabesisë së rëndë i Hungarisë për kredinë për Ukrainën, e bllokuar në Këshillin Evropian, është i destinuar të lërë plagë të thella dhe të ketë pasoja shumë më të mëdha se ky episod i vetëm”.
Kështu tha Kancelari Federal Fridrish Merc (Friedrich Merz) kur u takua me shtypin në fund të samitit, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me mundësinë e kalimit në votimin me shumicë të kualifikuar në vend të unanimitetit.
Traktatet parashikojnë rregulla specifike, kujtoi ai, dhe në shumë raste një vendim unanim është ende i nevojshëm për të kaluar në atë sistem.
“Viktor Orban nuk ishte i gatshëm ta pranonte këtë, dhe kjo është arsyeja pse jemi bllokuar në disa aspekte”, tha ai.
Kancelari Federal Merc (Merz) theksoi se ngërçi ka të bëjë jo vetëm me kredinë prej 90 miliardë eurosh për Kievin, por edhe me hapjen e kapitujve të rinj në negociatat e pranimit.
“Kjo nuk mund të pranohet dhe do të ketë pasoja, shumë përtej këtij episodi të vetëm”, tha ai, duke njoftuar se çështja do të rihapet në negociatat e buxhetit të Bahkimit Evropian.
“Ky është një akt i pabesisë së rëndë ndaj Bashkimit Evropian që, për aq sa më është thënë, nuk ka ndodhur kurrë në këtë formë”, tha ai - duke shtuar se ka irritacion të thellë midis udhëheqësve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments