KAMENICË | NEGOVAN VASIQ DHE DRAGAN KRISTIQ U ARRESTUAN; PËRFAQËSUES TË SISTEMIT PARALEL SERB NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 12
- 1 min read

Kamenicë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Negovan Vasiq, me moshë 47 vjeç.
2- Z. Dragan Kristiq, me moshë 45 vjeç.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një vulë me stemën e Republikës së Serbisë.
2- Dokumentacion administrativ mbi punësimet sipas sistemit paralel serb.
3- Dokumente të lidhura me subjektin politik serb “Lista Serbe”.
4- Pajisje elektronike.
5- Një sasi e madhe të hollash në valuta të ndryshme.
Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
2- “Asgjësimi apo fshehja e materialit arkivor”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments