JUNIK | U SHOQËRUAN PËR INTERVISTIM POLICOR NASER KRASNIQI; YLBER KRASNIQI; ZENUN GJATA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Junik, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë shoqëruan për intervistim policor:
1- Z. Naser Krasniqi.
2- Z. Ylber Krasniqi.
3- Z. Zenun Gjata.
Mes tyre pati sherr për pretendimet e zotërinjve Krasniqi në lidhje me helmimin e një subjekti (mashkull) në lokalin e z. Gjata.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri (e z. Naser Krasniqi).
Në lidhje me rastin zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments