top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJKKO: ARREST ME BURG PËR JORGO GORON | MASA SIGURIMI EDHE PËR BILBIL ALIAJN, JERASIMO BASHIN, VEZIR GJIKOKËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 26, 2024
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) shqiptoi masën e sigurimit vetjak arrest me burg për z. Jorgo Goro.

 

Ai u arrestua me urdhër të Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) më 23 mars 2024.

 

Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke tjetërsuar dy prona.

 

Bashkë me z. Goro janë arrestuar edhe katër persona të tjerë, tre prej të cilëve janë lënë në “arrest shtëpie”.

 

I arrestuar është pronari i tokës, z. Stavri Mëhilli, i cili, dyshohet për kryerjen e veprave penale të:

1- Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë.

2-Falsifikimi i vulave, i stampave, ose i formularëve”, më shumë se një herë.

 

Masë sigurimi arrest shtëpie u shqiptua për:

1- Z. Bilbil Aliaj, ish-drejtor i ASHK-së drejtoria Vendore Vlorë.

2- Z. Vezir Gjikoka, ish-jurist.

3- Z. Jerasimo Bashi, ish-drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Bashkia Himarë.

 

Z. Bilbil Aliaj akuzohet nga SPAK si i dyshuar dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

 

Z. Jerasimo Bashi, akuzohet si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, kryer 2 herë.

 

Z. Vezir Gjikoka, me detyrë Jurist pranë ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), akuzohet si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page