JORGO GORO U PARAQIT NË SPAK | DYSHOHET PËR ÇËSHTJE KORRUPTIVE | LAJM NË PËRDITËSIM, ...
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 5, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës Jorgo Goro u paraqit sot në Prokurorinë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Arsyet e paraqitjes së tij aty nuk janë bërë ende publike, por, do të njoftohen më vonë për publikun e gjerë. Z. Goro mban postin e kryebashkiakut në detyrë të Himarës, pasi kundërshtari dhe konkurenti i tij politik, z. Fredi Beleri, ndodhet në paraburgim prej 12 majit 2023, sepse, akuzohet nga SPAK për korrupsion aktiv në zgjedhje. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)


















































Comments