top of page
E BARDHË SHIRIT.png

JAPONI: QYTETARËT MBAJNË RADHË TË GJATA PËR NJË QESE ME ORIZ TË SUBVENCIONUAR | ÇMIMET E ORIZIT KANË SHKUAR NË QIELL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 7
  • 2 min read
ree

Tokio, Japoni | Japonia po përjeton një krizë të paparë, pasi orizi është bërë një mall i rrallë dhe i shtrenjtë.

 

Çmimet po rriten vazhdimisht, duke i detyruar qytetarët të presin në radhë në dyqane për disa kilogramë oriz më të lirë, pasi kostot kanë arritur nivele historike.

 

Të shtunën e kaluar, pavarësisht shiut, mijëra japonezë u mblodhën herët në mëngjes në supermarkete dhe dyqane për të blerë oriz të subvencionuar nga rezervat qeveritare, të cilat, po liroheshin për herë të parë jashtë një emergjence.

 

Kompania e mallrave shtëpiake Iris Ohyama filloi shpërndarjen e orizit, të cilin, e siguroi nëpërmjet një marrëveshjeje me qeverinë, në dy nga dyqanet e saj nga ora 9 e mëngjesit.

 

Një orë më vonë, një degë e rrjetit të supermarketeve Ito Yokado në distriktin Ota të Tokios iu bashkua gjithashtu shpërndarjes.

 

Sipas entit mediatik “Japan Times”, në dyqanin e Iris Ohyama në qytetin Matsudo, radha filloi të formohej në orët e para të mëngjesit, me rreth 100 njerëz që prisnin që në orën 6 të mëngjesit, ndërsa disa konsumatorë kishin qenë në radhë që nga ora 8 e mbrëmjes së ditës së kaluar.

 

Rritja e ndjeshme e çmimit të orizit ka shkaktuar reagime të forta nga opinioni publik, me konsumatorët që shohin dyfishimin e çmimeve deri në vitin 2024.

 

Siç raportohet nga gazeta Kohërat Financiare (Financial Times), çmimi mesatar për një qese 60 kilogramëshe ka tejkaluar 26400 jen (rreth 160 euro), duke shënuar shumën më të lartë të të gjitha kohërave.

 

Rritja e çmimeve është tani një dhimbje koke politike për qeverinë e Kryeministrit Shigeru Ishiba, pasi sondazhet tregojnë se inflacioni po e ul ndjeshëm popullaritetin e tij përpara zgjedhjeve të ardhshme për Dhomën e Lartë.

 

Edhe pse nuk ka mungesë të vërtetë stoqesh, tregu i orizit në Japoni ende po vuan nga korrja e dobët në vitin 2023.

 

Ai vit përkoi me fundin e një periudhe të gjatë deflacioni, por edhe me gatishmërinë e shumë shitësve me pakicë për të ngritur çmimet lart për herë të parë në vite.

 

Situata u përkeqësua nga akumulimi i sasive nga individët dhe mbajtja e qëllimshme e stoqeve nga shitësit me shumicë, duke rezultuar në ndërmarrjen e një veprimi të paprecedentë nga qeveria: lirimin e një pjese të rezervës strategjike të orizit, e cila, deri më tani ishte menduar të përdorej vetëm në raste fatkeqësish natyrore.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page