IZRAELI MBYLLI AMBASADËN NË IRLANDË PËR SHKAK TË POLITIKAVE TË KONSIDERUARA PREJ TIJ SI ANTISEMITE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 15, 2024
- 1 min read

Dublin, Irlandë | Ministria e Jashtme izraelite ka njoftuar se do të mbyllë ambasadën e saj në Irlandë.
“Vendimi për mbylljen e ambasadës izraelite në Dublin u mor në dritën e politikave ekstreme anti-izraelite të qeverisë irlandeze”, tha ministria në një deklaratë, pas një sërë nismash nga qeveria irlandeze, duke filluar me njohjen formale të shtetësisë palestineze dhe mbështetjen për një çështje të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza.
Ministri i Jashtëm Gideon Saar tha se veprimet dhe retorika antisemitike që Irlanda po miraton kundër Izraelit bazohen në delegjitimimin dhe demonizimin e shtetit hebre dhe në standardet e dyfishta.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments