IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: NUK DO TË NDALEMI DERISA KËRCËNIMI TË ELIMINOHET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 7
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | “Ne do të vazhdojmë me gjithë forcën tonë, në të gjitha frontet, derisa kërcënimi të eliminohet dhe të arrihen të gjitha objektivat e luftës”.
Kështu shkroi Kryeministri Benjamin Netanjahu në një postim në rrjetin social virtual Iks (X) pas vrasjes së z. Maxhid (Majid) Khadami, kreut të departamentit të inteligjencës së Gardës Revolucionare, dhe z. Athar Bakri, komandantit të Degës 840 të Forcës Kuds, përgjegjës për sulmet kundër hebrenjve dhe izraelitëve në të gjithë botën.
“Ata që punojnë për të vrarë qytetarët tanë, ata që drejtojnë terror kundër Shtetit të Izraelit, ata që ndërtojnë boshtin iranian të së keqes, gjaku i tyre është mbi kokat e tyre.
Ne veprojmë me forcë dhe vendosmëri: do t'i shtrijmë dorën kujtdo që përpiqet të na dëmtojë”, tha Kryeministri Netanjahu.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments