ITALIA REFUZOI NDRYSHIMET NË RREGULLORET SHËNDETËSORE TË OBSH-së | MINISTRI I SHËNDETËSISË ORAXIO SHILLAÇI (ORAZIO SCHILLACI) I DËRGOI LETËR DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË OBSH-së TEDROS GHEBREYESUS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Romë, Itali | Në një letër të datës 18 korrik 2025 drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të OBSh-së, Tedros Ghebreyesus, Ministri i Shëndetësisë Oraxio Shillaçi (Orazio Schillaci) komunikoi refuzimin e Italisë të ndryshimeve të vitit 2024 në Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit, të miratuara në Asamblenë e 77-të Botërore të Shëndetit.
Kështu, Italia rreshtohet me qëndrimin e ShBA-ës.
Amendamentet shkojnë drejt një kuadri ligjërisht të detyrueshëm për t'iu përgjigjur emergjencave të shëndetit publik.
“Në përputhje me Nenin 61 të Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit (2005), me anë të kësaj ju njoftoj për refuzimin nga Italia të të gjitha amendamenteve të miratuara”, thuhet në të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios