ITALI: RRËZOHET HELIKOPTERI PRANË FERRARËS | RA NË LIQEN | ASNJË GJURMË NGA TË PRANISHMIT NË BORD.


Bondeno, Ferrara, Itali | U rrëzua një helikopter pranë Ferrarës. Zhytësit dhe hetuesit kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Një tjetër aksident i rëndë avioni ka ndodhur në qiejt e Italisë, këtë herë në provincën e Ferrarës.
Rreth orës 11.30, të mëngjesit të sotëm, në Bondeno, në liqenin e gurores 6, është rrëzuar një helikopter, i cili, ishte nisur nga aeroporti i Bolonjës.
Zjarrfikësit nxituan për të kërkuar me helikopter: për momentin nuk ka asnjë lajm për pilotin apo pasagjerët. Në punë janë edhe zhytësit.
Sipas gazetës italiane Il Resto del Karlino (Il Resto del Carlino), dy persona ishin në bord.
Disa dëshmitarë kanë raportuar praninë e këpucëve dhe të një xhakete, që pluskonin mbi liqen.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox






Comments