ITALI | MINISTRI LITUANEZ I EKONOMISË EDVINAS GRIKSHAS (GRIKŠAS): USHTARËT NË KUFIRIN ME KALININGRADIN JANË PJESË E QËNDRUESHMËRISË SONË.

Romë, Itali | “Ministria jonë e Mbrojtjes ka vendosur rreth njëqind ushtarë pranë kufirit me Kaliningradin.
Është pjesë e qëndrueshmërisë; duhet të tregosh se je i fortë, se je i aftë, se je gati”.
Kështu tha ministri lituanez i ekonomisë Edvinas Grikshas (Grikšas) për entet mediatike italiane.
“Jo vetëm Lituania, por edhe Letonia dhe Estonia, të gjitha shtetet baltike, e kanë ditur gjithmonë se çfarë lloj fqinji kemi.
Historia na e ka treguar këtë.
Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës nuk na tregoi vetëm neve, por edhe kombeve të tjera se çfarë po ndodhte.
Ishte një lloj thirrjeje zgjimi, jo vetëm për Bashkimin Evropian dhe jo vetëm për Evropën në përgjithësi”.
Kur presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) ngriti së fundmi mundësinë e një baze të përhershme amerikane në vendin baltik, ministri shpjegoi se përfaqësues të tjerë po punojnë për këtë, por si lituanez, do të doja të shihja diçka të ngjashme.
“Ne jemi më shumë se të aftë.
Po përgatitemi të mirëpresim brigadën gjermane; kemi trupa të NATO-s dhe ShBA-ës.
Gjithçka po funksionon si një forcë rezistence”, - tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments