top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISHULL SHËN GJIN | FREDI PALI U ARRESTUA; GJYKATA E POSAÇME I KA SHQIPTUAR MASË SIGURIMI “ARREST NË BURG” PËR SHUMË VEPRA PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 26
  • 2 min read
ree

Ishull Shën Gjin, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestruan:

1- Z. Fredi Pali, me moshë 36 vjeç, banues në Lezhë.


Njoftim | DVP Lezhë.


Finalizohet operacioni i koduar “Member”, për kapjen e një shtetasi në kërkim.


I akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal, kapet në Ishull Shëngjin dhe vihet në pranga 36-vjeçari.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas në kërkim që qarkullonte në Ishull Shëngjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Member”.


Gjatë operacionit, u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. P., 36 vjeç, banues në Lezhë.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 11.04.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.


Shtetasi F. P. akuzohet se ka qenë pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve dhe se ka pastruar paratë e përfituara nga kjo veprimtari.


Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page