top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISH-PRESIDENTI AMERIKAN XHIMI KARTËR (JIMMY CARTER) MBUSHI 100 VJEÇ: SHPRESON TË MBIJETOJË QË TË JETË NË GJENDJE TË VOTOJË PËR KANDIDATEN PRESIDENCIALE KËMELLË HERIS (KAMALA HARRIS).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 2, 2024
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Një ish-fermer kikiriku, z. Kartër (Carter) u zgjodh guvernator i Gjeorgjisë në vitin 1971.

 

Ai e mbajti këtë pozicion deri në vitin 1975. Vitin pasues ai u zgjodh presidenti i 39-të i Amerikës.

 

Ai shërbeu vetëm një mandat në Shtëpinë e Bardhë, katër vjet, nga viti 1977 deri në vitin 1981.

 

Presidenca e tij u shënua nga dy ngjarje: marrëveshja e Keim Deividit (Camp David) në vitin 1978 midis Egjiptit dhe Izraelit, dhe kriza amerikane e pengjeve në Iran, e cila, kontribuoi në humbjen e tij në gara për një mandat të dytë.

 

Pasi u mund në zgjedhjet presidenciale nga z. Ronald Reagan, z. Kartër (Carter) ia kushtoi energjinë e tij Qendrës Kartër (Carter), të themeluar në vitin 1982.

 

Jjo është një qendër aktive për kujdesin shëndetësor, demokracinë dhe çështje të tjera. Përpjekjet e tij pas funksionit presidencial i dhanë atij çmimin Nobel në vitin 2002.

 

Ai njoftoi në vitin 2015 se vuante nga kanceri i mëlçisë që ishte përhapur në pjesë të tjera të trupit të tij, për të cilin iu nënshtrua disa operacioneve.

 

Gushtin e kaluar ai i tha djalit të tij, Çipit (Chip) se e vetmja gjë që ka në mendje është të mposht z. Danlld Tramp (Donald Trump) dhe se shpreson të jetojë mjaftueshëm për të votuar për znj. Këmellë Heris (Kamala Harris).

 

Votimi i hershëm në Gjeorgji, ku ndodhet z. Kartër (Carter), do të fillojë më 15 tetor 2024.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page