top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISH-DREJTORI I BYROSË FEDERALE TË HETIMIT (FBI) XHEIMS KOMI (JAMES COMEY) ËSHTË AKUZUAR NGA NJË JURI E MADHE | RREZIKON 5 VJET BURG.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 26
  • 2 min read
ree

Uashington, Amerikë | Ish-drejtori i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) Xheims Komi (James Comey) është akuzuar nga një juri e madhe”.


Kështu raporton enti mediatik “CNN”, duke cituar disa burime.


Z. Komi (Comey) ka qenë një armik i hershëm i Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), dhe ditët e fundit presidenti i kishte kërkuar Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi të ndiqte penalisht rivalët e tij, përfshirë z. Komi (Comey).


Dy akuzat penale të ngritura kundër z. Komi (Comey) janë deklarata të rreme dhe pengim i drejtësisë.


Aktakuza vjen pas vendimit të Presidentit Tramp (Trump për të shkarkuar një prokuror të Virxhinias sepse ai ishte skeptik në lidhje me çështjen dhe për ta zëvendësuar atë me një besnik.


Z. Xheims Komi (James Comey) është drejtori i parë i FBI-së në historinë amerikane që akuzohet penalisht.


Nëse dënohet, ai përballet me deri në pesë vjet burg.


Nuk kam frikë dhe shpresoj që as ju të mos keni. Jam i pafajshëm. Kam besim në sistemin e drejtësisë”, tha ai në një video të postuar në internet.


Unë dhe familja ime e kemi ditur prej vitesh se do të ketë kosto për t'iu kundërvënë Danlld Trampit (Donald Trump).


Dikush që e njoh mirë më tha së fundmi se frika është mjeti i tiranëve, por unë nuk kam frikë dhe shpresoj që as ju të mos keni.


Shpresoj që të jeni të angazhuar dhe të votoni. Zemra ime thyhet për Departamentin e Drejtësisë, por kam besim në sistemin federal të drejtësisë”, tha ai.


Drejtësi në Amerikë.


Një nga njerëzit më të këqij me të cilët ky vend është ekspozuar ndonjëherë është XHeims Komi (James Comey), ish-kreu i FBI-së.


Sot ai u padit nga një juri e madhe për dy akuza”, tha Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në llogarinë e tij në mediat sociale.


Ai ka qenë kaq i keq me vendin tonë, për kaq kohë, dhe tani do të mbahet përgjegjës për krimet e tij kundër kombit.


Askush nuk është mbi ligjin.


Padia e sotme pasqyron angazhimin e Departamentit të Drejtësisë për të mbajtur përgjegjës ata që abuzojnë me pozicionet e pushtetit për të mashtruar popullin amerikan.


Ne do të ndjekim faktet në këtë rast”.


Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi e tha këtë në rrjetin social virtual Iks (X), duke iu referuar padisë së ish-drejtorit të FBI-së Xheims Komi (James Comey), por pa përmendur kurrë emrin e tij.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page