top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IRANI: RETORIKA ARROGANTE E PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) NUK KA EFEKT NË OPERACIONET TONA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 days ago
  • 1 min read

Teheran, Iran | Ushtria iraniane hodhi poshtë retorikën e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), sipas së cilës, i gjithë Irani mund të shkatërrohet brenda natës, duke deklaruar se kjo nuk ka efekt në operacionet e saj.


Retorika e ashpër dhe arrogante, si dhe kërcënimet e pabaza të presidentit të çmendur amerikan, i cili, është bllokuar dhe justifikon humbjet e njëpasnjëshme të ushtrisë amerikane, nuk kanë asnjë efekt në vazhdimin e ofensivës dhe operacionet shkatërruese të ushtrisë iraniane”.


Kështu tha zëdhënësi i komandës së operacioneve ushtarake Khatam Al-Anbia, i cituar nga entet mediatike shtetërore.


Presidenti amerikan kishte deklaruar më parë se ushtria mund të shkatërronte urat dhe termocentralet iraniane brenda katër orësh nëse Republika Islamike nuk do të rihapte Ngushticën e Hormuzit - një korridor detar në Gjirin Persik përmes të cilit kalon normalisht një e pesta e naftës bruto në botë - deri në orën 8 të mbrëmjes sipas kohës së Uashingtonit, të martën.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page