IRANI REFUZOI ARMËPUSHIMIN DHE BËRI KUNDËRPROPOZIM ME 10 PIKA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 1 min read
Teheran, Iran | “Irani i ka komunikuar Pakistanit përgjigjen e tij prej 10 pikash ndaj propozimit të ShBA-ës për t'i dhënë fund luftës”.
Kështu raportoi agjencia iraniane e lajmeve “Irna” - e cituar nga entet mediatike izraelite, duke theksuar se qëndrimi i Iranit bazohet në përvojën e kaluar dhe e hedh poshtë armëpushimin, duke theksuar nevojën për një fund përfundimtar të konfliktit.
Përgjigja përfshin një sërë kërkesash iraniane, duke përfshirë përfundimin e konflikteve në rajon, një protokoll për kalim të sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit, kompensim dhe heqjen e sanksioneve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments