IRANI PO BËN LOJËRA FJALËSH ME SHBA-ës DUKE U PËRPJEKUR TË TALLET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 25
- 1 min read

Teheran, Iran | Një zëdhënës ushtarak iranian ka tallur përpjekjet e ShBA-ës për të arritur një marrëveshje armëpushimi.
Lajmi u raportua nga mediat ndërkombëtare.
“Superfuqia e vetëshpallur botërore do të kishte dalë nga kjo rrëmujë nëse do të mundte.
Mos e maskoni humbjen tuaj si një marrëveshje.
Epoka juaj e premtimeve boshe ka mbaruar. Konfliktet tuaja të brendshme kanë arritur në pikën ku po negocioni me veten tuaj.
Fjala jonë e parë dhe e fundit ka qenë e njëjtë që nga dita e parë, dhe do të mbetet e tillë: dikush si ne nuk do të bëjë kurrë kompromis me dikë si ju. Jo tani, jo kurrë”, u tha në deklaratë.
Në një video të regjistruar paraprakisht të transmetuar në televizionin shtetëror të mërkurën, nënkoloneli Ebrahim Zolfaghari tha se fuqia strategjike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte shndërruar në një dështim strategjik.
Deklarata e zyrtarit të lartë iranian erdhi menjëherë pasi administrata Tramp (Trump) i dërgoi Iranit, nëpërmjet Pakistanit, një plan armëpushimi prej 15 pikash.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments