IRANI EKZEKUTOI KATËR VETA TË DYSHUAR SI BASHKËPUNËTORË TË MOSADIT IZRAELIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 29, 2023
- 1 min read
Teheran, Iran | Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar katër veta, tre burra dhe një grua, pasi akuzoheshin se kishin lidhje me shërbimin sekret izraelit Mossad.
Lajmi është raportuar nga agjencia e lajmeve Mizan, duke cituar burime pranë gjyqësorit iranian.
Katër të dënuarit janë:
1- Z. Wafa Henare.
2- Z. Aram Omari.
3- Z. Rahman Parhazo.
4- Z. Nasim Namazi.
Ata dyshohet se kanë marrë kompensim në para për të kryer misione të ndryshme në provincat e Azerbajxhanit Perëndimor, Teheranit, dhe Hormozganit.
Krimi për të cilin ata akuzohen është “krimi i luftës dhe korrupsioni nëpërmjet bashkëpunimit me regjimin sionist”.
Çështja penale përfshinte gjithsej 10 veta.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments