IRANI: DO TË KËTHEHEMI NË BISEDIMET BËRTHAMORE ME SHBA-ës ME KUSHT QË TË MOS SULMOHEMI MË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 11 hours ago
- 1 min read

Teheran, Iran | “ShBA-ës duhet të përjashtojnë sulme të mëtejshme kundër Iranit nëse duan të rifillojnë bisedimet diplomatike”, tha për entin mediatik “BBC” zëvendësministri i jashtëm i Teheranit, Majid Takht-Ravanchi, duke shtuar se administrata Tramp (Trump) i kishte komunikuar Iranit, nëpërmjet ndërmjetësve, se donte të rifillonte negociatat, por nuk e sqaroi qëndrimin e saj mbi çështjen shumë të rëndësishme të sulmeve të mëtejshme gjatë bisedimeve.
Operacioni ushtarak izraelit, i cili, filloi në orët e para të 13 qershorit, prishi një raund të gjashtë bisedimesh kryesisht indirekte që duhej të zhvilloheshin në Muskat (Muscat) dy ditë më vonë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments