IRAN | KRYETARI I PARLAMENTIT MOHAMMAD BAGHER GHALIBAF THA SE PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) PO I ZVARRIT SHBA-ës NË FERR DHE SE RAJONI DO TË DIGJET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 1 min read
Teheran, Iran | Regjimi i Ajatollahëve po e paralajmëron Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump) pas komenteve të fundit të tij ndaj infrastrukturës së tij energjetike dhe urave nëse Irani nuk e hap Ngushticën e Hormuzit deri të martën.
“Lëvizjet tuaja të pamatura po i zvarrisin Shtetet e Bashkuara në një ferr të gjallë për çdo familje dhe i gjithë rajoni ynë do të digjet sepse këmbëngulni të ndiqni urdhrat e Netanjahut.
Mos e gënje veten; nuk do të arrish asgjë duke kryer krime lufte”.
Kështu shkroi Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, në rrjetin social virtual Iks (X).
“E vetmja zgjidhje e vërtetë është të respektohen të drejtat e popullit iranian dhe t’i jepet fund kësaj loje të rrezikshme”, shkroi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments