top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IRAN | KREU I KËSHILLIT SUPREM TË SIGURISË KOMBËTARE ALI LARIJANI: IRANI DUHET TË BASHKOHET; NUK DO TË TOLEROJMË PËRÇARJE TË BRENDSHME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 1
  • 1 min read

Teheran, Iran | Kreu i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe i përmenduri si një pasardhës i mundshëm i Ali Khameneit si Udhëheqës Suprem, z. Ali Larijani, paralajmëroi kundër çdo përpjekjeje për të përçarë vendin.


Grupet që kërkojnë të përçajnë Iranin duhet ta dinë se ne nuk do ta tolerojmë këtë”, tha Kreu i Këshillit Suprem Larijani, në një intervistë të transmetuar në entin mediatik televiziv shtetëror, duke i nxitur iranianët të bashkohen.


Ai njoftoi gjithashtu se sot do të formohet një këshill qeverisës i përkohshëm për të udhëhequr vendin gjatë periudhës së tranzicionit.


Procesi i formimit të këshillit do të fillojë sot, në përputhje me nenin 111 të Kushtetutës, i cili, ka të bëjë me vdekjen ose shkarkimin e udhëheqësit.


Këshilli do të përbëhet nga presidenti, Masud (Masoud) Pezeshkian, kreu i gjyqësorit, Gholamhossein Ejei, dhe një nga juristët islamikë që janë anëtarë të Këshillit të Gardianëve, të cilët, do të emërohen nga Këshilli i Përshtatshmërisë, deri në prezantimin e udhëheqësit të ri nga Asambleja e Ekspertëve.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page