top of page
E BARDHË SHIRIT.png

INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS REKOMANDOI PEZULLIM NGA DETYRA DHE FUNKSIONET ZYRTARE TË RRESHTERIT XHAVIT KIQINA DHE PUNONJËSIT TË POLICISË MELOS ZOGAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 2
  • 2 min read
ree

Prishtinë, Republika e Kosovës | Inspektorati Policor i Kosovës rekomandoi pezullimin nga detyra dhe funksionet zyrtare të dy punonjësve të Policisë së Republikës së Kosovës (Stacionit Policor - Drenas).


Ata konsiderohen subjekte neglizhentë në përmbushjen e detyrave të tyre në lidhje me vrasjen e ndodhur në fshatin Fushticë e Poshtme.


Konkretisht u rekomandua pezullim për:

1- Rreshterin Xhavit Kiqina.

2- Punonjësin e Policisë Melos Zogaj.


Njoftim | Nga të dhënat e mbledhura deri më tani gjatë hetimeve të IPK-së dyshohet se zyrtarët policorë kanë treguar neglizhencë gjatë realizimit të detyrës zyrtare dhe ndërmarrjes së veprimeve lidhur me një vrasje që është raportuar dje në orët e pasdites në fshatin Fushticë e Poshtme të Drenasit, thuhet shkurtimisht në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Në lidhje me vrasjen e ndodhur në fshatin Fushticë e Poshtme Agjencia Telegrafike Vox (Voks) botoi artikullin me përmbajtjen e mëposhtëme. 👇👇👇


FSHATI FUSHTICË E POSHTME; GLLOGOC | U ARRESTUA VEHBI PLAKAJ; KONSIDEROHET DORAS NË VRASJEN E RAGIP SHALËS.

ree

Fshati Fushticë e Poshtme, Gllogoc, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Vehbi Plakaj, me moshë 76 vjeç.


Ai konsiderohet doras në vrasjen e:

1- Z. Ragip Shala, me moshë 68 vjeç.


Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Vrasje”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page