INDONEZI | 54 TË PLAGOSUR SI PASOJË E NJË SHPËRTHIMI PRANË NJË SHKOLLE NË XHAKARTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Xhakartë, Indonezi | “Një shpërthim plagosi të paktën 54 veta pranë një shkolle në kryeqytetin indonezian Xhakartë”.
Kështu deklaroi shefi i Policisë vendore Asep Edi Suheri, pa zbuluar shkakun e shpërthimit.
“Të dhënat fillestare që kemi marrë tregojnë se afërsisht 54 subjekte janë prekur.
Disa kanë lëndime të lehta, të tjerë të moderuara dhe disa janë larguar tashmë nga spitali.
Njëzet prej tyre mbeten në spital”, u tha ai gazetarëve.
Shefi i Policisë Kombëtare Indoneziane, Listio (Listyo) Sigit Prabuo (Prabowo), tha se një nga personat që besohet të jetë përfshirë në dy shpërthimet në një kompleks shkollor në Xhakarta, kryeqytetin indonezian, ishte një nxënës në kompleks.
Një hetim mbi të kaluarën e tij dhe motivin e mundshëm është duke u zhvilluar.
“Shpërthimet ndodhën pranë një xhamie në një kampus shkollor në veri të Xhakartës gjatë lutjeve të së premtes”, sipas Zv/Ministrit për Politikë dhe Siguri, Lodeuijk Fridrish (Lodewijk Freidrich) Paulus.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments