INDIA PO BOJKOTON KAFENË + ÇOKOLLATAT + MODËN TURKE PËR SHKAK TË MBËSHTETJES QË TURQIA I JEP PAKISTANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 19
- 2 min read

Dehli i Ri, Indi | Dyqanet e vogla ushqimore dhe shitësit e mëdhenj me pakicë të modës online në Indi po bojkotojnë produktet turke, mes zemërimit në rritje për mbështetjen e Turqisë për Pakistanin.
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan), ka shprehur publikisht solidaritetin e tij me Pakistanin, pasi India kreu sulme ushtarake në përgjigje të sulmit në Kashmirin indian.
Luftimet vazhduan për katër ditë para se të shpallej armëpushimi.
Të hënën, Federata e Shpërndarësve të Mallrave të Konsumit në të Gjithë Indinë, e cila, furnizon 13 milionë dyqane ushqimore, tha se po niste një bojkot të pacaktuar dhe total të të gjitha produkteve me origjinë turke, gjë që do të prekë çokollatat, reçelet, biskotat dhe artikujt e tualetit.
“Sipas tre burimeve dhe një shqyrtimi të faqeve të tyre të internetit, faqet indiane të modës kanë hequr disa marka turke të veshjeve”, raportoi agjencia e lajmeve Rojtërs (Reuters).
Bojkoti i Indisë në udhëtime dhe universitete: Disa ditë më parë, India bojkotoi të gjitha format e tregtisë me Turqinë, duke përfshirë udhëtimet dhe turizmin, madje edhe universitetet.
Të enjten, India i ndaloi kompanisë turke Celebi të operonte në aeroportet e saj, duke përmendur shqetësime për sigurinë kombëtare - një pretendim që kompania e mohon.
Disa universitete indiane kanë pezulluar gjithashtu lidhjet akademike me institucionet turke.
Bojkoti fitoi vrull pas raportimeve për përdorimin e dronëve turq nga Pakistani kundër Indisë.
Thirrjet për bojkot në mediat sociale patën një ndikim të menjëhershëm, me faqet indiane të udhëtimit që raportuan një rritje të ndjeshme të anulimeve këtë javë.
Shumica e faqeve të internetit të udhëtimit ende lejojnë rezervimet, por disa po dekurajojnë udhëtimet, me ofertat dhe zbritjet për fluturimet drejt të dy vendeve që po tërhiqen në heshtje.
Sipas të dhënave zyrtare, 330100 indianë vizituan Turqinë në vitin 2024, nga 274000 në vitin 2023.
Pavarësisht numrit në rritje, indianët përbënin më pak se 1% të vizitorëve të huaj të Turqisë në vitin 2024 - një pjesë modeste me ndikim të kufizuar në të ardhurat e përgjithshme nga turizmi.
Disa përdorues të mediave sociale po promovojnë alternativa si Greqia, por faqet e internetit të udhëtimit nuk po raportojnë një rritje të ndjeshme të interesit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments