INDI | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: KRYEMINISTRI INDIAN NARENDRA MODI DHE PRESIDENTI KINEZ SHI XHINPING (XI JINPING) OFRUAN NDIHMË PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS NË UKRAINË.

Dehli i Ri, Indi | “Kryeministri indian Narendra Modi dhe presidenti kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) ofruan në mënyrë aktive ndihmën e tyre për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për luftën në Ukrainë dhe se presidenti Vladimir Putin mirëpriti gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar”.
Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”.
“Gjatë bisedimeve dypalëshe në margjinat e samitit të BRICS-it në Dehlin e Ri Modi dhe Shi (Xi) bënë pyetje të hollësishme në lidhje me një zgjidhje në Ukrainë dhe ofruan në mënyrë aktive shërbimet e tyre për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje.
Putini e mirëpriti gatishmërinë e tyre për të ndihmuar dhe dha një përshkrim të detajuar të situatës”, tha zëdhënësi Peskov.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments