top of page
E BARDHË SHIRIT.png

I ZBULOI BURRIT TRADHËTINË SEKSUALE ME MBESËN 15-VJEÇARE | NË SHENJË HAKMARRJEJE I PREU PENISIN DHE IA HODHI NË WC.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 25, 2023
  • 2 min read
ree

Shën Pal, Brazil | Në Atibaia, 65 km nga Shën Pali (Sao Paulo), viti 2023 me siguri nuk do të mbahet mend si një Krishtlindje e qetë.

Të paktën për bashkëshorten e një 34-vjeçari, e cila, sapo i zbuloi tradhëtinë bashkëshortore, i preu penisin, dhe më pas ia hodhi në tualet pa pikë turpi.

Ajo më pas ajo shkoi në një stacion policie për të denoncuar veten e saj.

Siç thuhet në njoftimin e policisë, gruaja ka hyrë në komisariat duke deklaruar: “Mirëmëngjes, kam ardhur të dorëzohem, pasi burrit sapo i kam prerë penisin.

Ndërkohë, 39-vjeçari është shtruar në spital, dhe nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

34-vjeçarja tha se ishte informuar për tradhtinë e bashkëshortit të saj nga mbesa e saj 15-vjeçare.

Ajo kreu hakmarrje kështu: bëri burrin të besonte se donte marrëdhënie seksuale, i lidhi duart e tij, dhe në atë moment, fap, ia preu penisin me brisk.

Gruaja më pas fotografoi penisin e prerë me celularin e saj, e hodhi në tualet, dhe shkarkoi ujin, duke bërë që penisi të humbiste në kanalet e zeza, raporton portali brazilian Universo Online (Uol).

Gruaja saktësoi se e kishte hedhur atë në tualet, sepse, e dinte se nëse rikuperohej, penisi mund të ribashkohej.

Gruaja u arrestua, por po hetohet edhe burri, i cili, nëse do të kishte tradhtuar në fakt gruan me 15-vjeçaren, mund të akuzohej se kishte kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij të mitur. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page