top of page
E BARDHË SHIRIT.png

I DËRGUARI I POSAÇËM KIRILL DMITRIEV I PRESIDENTIT VLADIMIR PUTIN: “SHTETI I THELLË” PO PËRPIQET TË FILLOJË LUFTËN E TRETË BOTËRORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
ree

Moskë, Federata Ruse | Shteti i Thellë” po përpiqet të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore duke nxitur paranojën anti-ruse në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar.


Kjo u deklarua nga z. Kirill Dmitriev, i dërguari i posaçëm (special) i Presidentit rus Vladimir Putin, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”, duke komentuar deklaratën e Drejtoreshës së Inteligjencës Kombëtare të ShBA-ës, Tulsi Gabbard.


Gabbard - tha agjencia ruse e lajmeve ‘Tass’ - mohoi raportet e disa mediave në lidhje me planet ruse për të vendosur kontroll mbi të gjithë territorin e Ukrainës dhe pjesë të tjera të ish-Bashkimit Sovjetik në deklaratën e saj të publikuar në rrjetin social virtual Iks (X)”.


Dmitriev postoi dhe komentoi deklaratën në rrjetin social virtual Iks (X).


Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Gabbard, është e shkëlqyer jo vetëm për dokumentimin e origjinës së mashtrimit Obama/Biden për Rusinë, por tani edhe për ekspozimin e makinës së luftës së Shtetit të Thellë që kërkon të nxisë Luftën e Tretë Botërore duke nxitur paranojën anti-ruse në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian”, shkroi z. Dmitriev në rrjetin social virtual IKs (X).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page