top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HONG KONG: 14 MUAJ BURG PËR AGJITACION E PROPAGANDË TË NDALUAR (NJË BLUZË ME PARRULLË KRYENGRITËSE) | DËNIMI I PARË SIPAS LIGJIT TË RI TË SIGURISË SË QYTETIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 19, 2024
  • 1 min read

Hong Kong, Kinë | Gjykata e Magjistraturës në Uest Koullun (West Kowloon) dënoi z. Çu (Chu) Kai-pong, 27 vjeç, me 14 muaj burg, personi i parë që u kap sipas ligjit të ri të sigurisë të qytetit të miratuar në fillim të këtij viti.

 

Faji i tij ishte se më 12 qershor, ditën e arrestimit, ai kishte veshur bluzën me parrullat e protestave masive të 2019-ës (Çlironi Hong Kongun, revolucionin e kohëve tona), sipas raportimeve të mediave lokale.

 

Z. Çu (Chu) mbante gjithashtu një maskë të verdhë të shtypur me shkronjat “Fdnol”, një akronim për një tjetër parrullë e ndaluar zyrtarisht: “pesë kërkesa, jo një më pak”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page