HOLLANDË: KOALICIONI QË SYNON FORMIMIN E QEVERISË SË RE DO TË KËRKOJË PËRJASHTIM NGA POLITIKA E BE-së PËR MIGRACIONIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 16, 2024
- 1 min read
Amsterdam, Vendet e Ulëta | Qeveria e re holandeze do t'i kërkojë Brukselit sa më shpejt të jetë e mundur “opt-out”, pra një derogim për politikën europiane të azilit dhe migracionit.
Kjo mund të lexohet në marrëveshjen e koalicionit të nënshkruar nga e djathta ekstreme (PVV) e z. Geert Wilders, liberalët e djathtë (VVD) të kryeministrit në largim Mark Rutte, Partia e Fermerëve (BBB) dhe centristët (NSC)) të z. Pieter Omtzigt.
“Ne po marrim masa azili që Holanda nuk i ka marrë kurrë më parë”, tha z. Wilders për mediat kombëtare.
Në dokument palët argumentojnë për nevojën për të kufizuar të gjitha llojet e migrimit në Holandë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments