HOLANDË | HASAN UZUN U ARRESTUA; DYSHOHET SE MORI PJESË NË SULMIN E DËSHTUAR ME ARMË ZJARRI NDAJ PAPA FRANÇESKUT MË 07.07.2024 NË TRIESTE I URDHËRUAR NGA NJË GRUP RADIKAL TURK I LIDHUR ME ISIS-in.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 29
- 3 min read

Trieste, Itali | Një vit pas vizitës së Papa Françeskut në Trieste, dalin në pah detaje shqetësuese rreth një komploti të dyshuar terrorist që mund të ketë synuar Papa Françeskun.
Hetimet e kryera nga Zyra e Prokurorit Publik të Triestes, në bashkëpunim me inteligjencën italiane dhe Interpolin, kanë çuar në arrestimin në Holandë të:
1- Z. Hasan Uzun, qytetar turk, me moshë 46 vjeç, i dyshuar për lidhje me ISIS-in.
Ai u arrestua në Holandë falë një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga gjyqtari hetues Marko Kazavekia (Marco Casavecchia) dhe më pas u ekstradua në Itali.
Ai aktualisht po mbahet në izolim në burgun Koroneo (Coroneo), në Trieste, i ndihmuar nga avokatja Lukrecia Çermaz (Lucrezia Chermaz), e cila, zëvendësoi dy kolegë italianë, detyrat e të cilëve z. Uzun i shfuqizoi (revokoi) të hënën e kaluar.
Zyrtarisht, shpjegon avokatja, akuzat penale janë komplot për të mbajtur dhe poseduar një armë të përbashkët, por hetimi është ende në vazhdim.
Avokatja e re mbrojtëse do të takohet me z. Uzun në ditët në vijim në burgun Ernesto Mari.
Sipas hetuesve, i dyshuari la një pistoletë automatike CZ model 7B, 9 mm Luger, të kompletuar me karikator dhe 14 fishekë, brenda një karroce të braktisur në barin e stacionit, pasditen e 6 korrikut të vitit 2024, në prag të vizitës së Papa Françeksut.
Bagazhi u gjet rastësisht nga një punonjës i barit. Me shumë mundësi ishte menduar të merrej nga dikush tjetër.
Pamjet e kamerave të sigurisë kapën z. Uzun, i veshur me një bluzë të zezë me një printim tigri, duke lënë valixhen në bar dhe duke bredhur nëpër stacion.
Pak më pas, dy burra iu afruan çantës, duke ngritur dyshime për bashkëpunim të mundshëm.
Pasi la valixhen e tij, z. Uzun kishte blerë një kartë SIM të re italiane me para në dorë, duke e shkatërruar të vjetrën, dhe u nis nga Trieste me një tren Freçarosa (Frecciarossa) me destinacion Milanon.
Prej andej, ai vazhdoi për në Konfederatën e Zvicrës, ku u kthye mbrapsht në kufi për dokumente të pavlefshme.
Një burrë i veshur me një këmishë blu të çelët u kap nga kamerat e sigurisë gjithë këtyre udhëtimeve.
Hetuesit rindërtuan të gjithë sekuencën e ngjarjeve, duke theksuar mungesën e çdo lidhjeje midis z. Uzun dhe Italisë apo vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.
Ishte rastësia e pranisë së burrit dhe mbërritjes së Papa Françeskut që shkaktoi alarmin antiterrorizëm.
Një shënim konfidencial nga shërbimet e sigurisë konfirmoi hipotezën e një sulmi të mundshëm të planifikuar kundër Papa Françeskut, që i atribuohet një grupi radikal turk të lidhur me ISIS-in.
Hetimi, që është ende në vazhdim, synon tani të identifikojë çdo bashkëpunëtor dhe të verifikojë ekzistencën e një rrjeti terrorist që vepron në tokën evropiane.
Gjatë vizitës së tij më 7 korrik të vitit 2024, Papa Françesku nuk bëri asnjë referencë të drejtpërdrejtë për kërcënimin e shmangur.
Në Sheshin Bashkimi i Italisë (Piazza Unità d'Italia), para mbi 8000 besimtarëve, Papa Françesku foli për nevojën për një besim të patrazuar të aftë për të zgjuar ndërgjegjet dhe për të denoncuar padrejtësinë.
Ai paralajmëroi kundër konsumizmit dhe indiferencës, duke i quajtur ato kancere të demokracisë.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments